Connect with us

Kronike

13 deri në 17 vjeç me armë të ftohta, policia parandalon sherrin mes të rinjve

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Pas marrjes së informacionit se disa të mitur po përgatiteshin për t’u përplasur me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ndërhynë menjëherë.

Policia lokalizoi në rrugën “Llambi Bonata” disa grupe të miturish dhe i shoqëroi në ambientet e komisariatit. Gjatë kontrollit fizik, disa prej tyre u kapën me mjete të mprehta, përfshirë thika dhe kaçavida, ndërsa u gjetën edhe disa maska.

Në total janë sekuestruar 5 armë të ftohta dhe mjete të mprehta.

Në lidhje me rastin janë proceduar në gjendje të lirë 28 të mitur, të moshave 13 deri në 17 vjeç. Veprimet procedurale janë kryer në prani të prindërve dhe psikologëve, ndërsa pas komunikimit me prokurorin materialet i janë referuar

Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ndërhyrja e Policisë ka parandaluar përplasjen e mundshme mes grupeve të të miturve, ndërsa vijojnë verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet që çuan në grumbullimin e tyre.

Advertisement