✦
Thinking ...
Connect with us

Bota

U KERCENUA NGA IRANI, NATO NGRE MBUROJEN

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mund të përhapen edhe në Europë, pasi Teherani ka shqyrtuar mundësinë e goditjes së objektivave ushtarake amerikane në kontinent, në rast se presidenti Donald Trump vendos të përshkallëzojë konfliktin.

Në një reagim lidhur me këto raportime, NATO ka dhënë një mesazh të qartë, duke theksuar se aleanca është e përgatitur të përballet me çdo kërcënim dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e vendeve aleate.

Një zyrtar i NATO-s, i pyetur nga Reuters për raportimet mbi planet e mundshme të Iranit, deklaroi se aleanca zotëron kapacitete të fuqishme mbrojtëse dhe parandaluese.

“Ne jemi të përgatitur të përballemi me çdo kërcënim dhe të marrim masat e nevojshme për të mbrojtur aleatët tanë”, tha zyrtari i NATO-s.

Deklarata vjen në një moment të ndjeshëm, ndërsa shqetësimet për një përshkallëzim të konfliktit rriten dhe mundësia që objektivat amerikane në Europë të përfshihen në një skenar të tillë ngre alarmin për sigurinë e aleatëve të NATO-s.

Nëse Irani do të ndërmerrte një sulm ndaj bazave amerikane në territorin europian, një zhvillim i tillë do të mund të krijonte një situatë të re dhe shumë më të ndërlikuar për aleancën, duke e vendosur NATO-n përballë një tjetër sfide të rëndësishme të sigurisë.

Për momentin, NATO nuk ka konfirmuar se ekziston një plan konkret sulmi nga Irani, ndërsa deklarata e saj synon të nënvizojë gatishmërinë dhe kapacitetet parandaluese të aleancës përballë çdo skenari të mundshëm.

Advertisement