Connect with us

Kronike

Shokët i shpëtuan jetën para katër ditësh/ Ky është shqiptari që u vetëvra në burgun spanjoll

Është bërë publik identiteti i shqiptarit që dy ditë më parë i dha fund jetës në një burg në Spanjë. Bëhet fjalë për Jurgen Ramën, me origjinë nga Burreli, i cili ndodhej në burgun Lleida Ponent, në Katalonjë.

Sipas raportimeve të të burgosurve shqiptarë në këtë institucion, Rama kishte kaluar një periudhë të vështirë psikologjike. Mësohet se pak kohë më parë ai kishte humbur vëllain në një aksident, ndërsa vetë ndodhej në burg dhe priste përfundimin e procedurave gjyqësore dhe lirimin e tij.

Të burgosurit shqiptarë kanë deklaruar se zvarritjet e proceseve gjyqësore në Spanjë kishin rënduar më tej gjendjen e tij emocionale.

Një tjetër detaj i rëndë lidhet me faktin se Rama dyshohet se kishte tentuar t’i jepte fund jetës edhe më 16 gusht. Në atë rast, sipas raportimeve, ai ishte shpëtuar nga disa shqiptarë me të cilët ndante qelinë.

Ngjarja e dytë ka ngritur pikëpyetje mbi masat e sigurisë dhe mënyrën e monitorimit të të burgosurve në institucionin spanjoll. Rrethanat e plota të vdekjes dhe nëse ka pasur mangësi në ndërhyrjen apo monitorimin e tij pritet të përcaktohen nga hetimet e autoriteteve spanjolle.

Advertisement