Pinknews
Pasi TOP-i e pushoi nga puna, Bora “arratiset” në jug, poston foton
Moderatorja Bora Zemani ka ditur të tërheqë vëmendjen e ndjekësve edhe gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës, duke ndarë në rrjetet sociale disa foto nga pushimet e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa momente nga pushimet në jug të vendit, ku po shijon ditët e verës së bashku me dy burrat e zemrës, Donaldin dhe djalin e saj, Arborin.
Në fotot e publikuara, të tre shfaqen të lumtur dhe të buzëqeshur, duke shijuar pushimet dhe perëndimet e bukura të diellit.
Postimet e Borës kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, të cilët e kanë komplimentuar për pamjen dhe energjinë pozitive që përcjell në çdo foto.