Kronike
Plagoset me armë Vladimir Bruçi/ Policia identifikon autorin
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mesditën e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 14:30, shtetasi P. B. dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta. I plagosuri, Vladimir Bruçi, është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
Vladimir Bruçi është një emër i njohur për Policinë e Shkodrës, për shkak të konflikteve të mëparshme. Autoritetet vijojnë kërkimet për arrestimin e autorit të dyshuar.