Connect with us

Kosova

Arsenal armësh dhe mbetje njerëzore/ Sveçla: Shqetësuese heshtja e Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë dhënë detaje për aksionet e zhvilluara në Zubin Potok, ku janë zbuluar një arsenal armësh, pajisje ushtarake dhe mbetje kockore njerëzore.

Sveçla deklaroi se në 12 lokacione të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar armë e pajisje ushtarake, ndërsa theksoi se është shqetësuese, sipas tij, heshtja e Serbisë dhe Listës Serbe lidhur me zbulimet.

Sipas ministrit, gjatë javëve të fundit në zonën e Kalludrës janë zbuluar mbetje mortore të të paktën 23 personave. Ai tha se Kosova kërkon përgjegjësi për urdhërdhënësit, autorët e vrasjeve dhe personat që dyshohet se kanë fshehur trupat e viktimave apo informacionin mbi to.

Ky arsenal armësh është gjetur në fshatrat përreth Kalludrës së Zubin Potokut, ku gjatë javëve të fundit janë gjetur mbetje mortore të së paku 23 personave.

Zbulimi i këtyre varrezave masive ka nxjerrë në pah edhe njëherë dimensionin e krimit ndaj shqiptarëve. Veriu i vendit është shfrytëzuar për fshehjen e varreve.

Kosova me ngulm kërkon përgjegjësi për urdhërdhënësit, vrasësit, ata që fshehën trupat e viktimave e ata që fshehën informacionin.

Në tre lokacione në të parin janë gjetur 13 mbetje, të dytin 14 dhe në të tretin 6 mbetje mortore.

Është shqetësuese heshtja e Serbisë dhe Listës Serbe për armët dhe varrezat masive. Heshtja e tyre është mbështetje e hapur për planifikuesit, organizatorët dhe kryesit e krimeve.

Armatimi është gjetur në 12 lokacione të ndryshme e do t’i nënshtrohen analizave të nevojshme”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Zveçla.

Ndërkohë mbi rastin ka dhënë detaje edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

“Nga data 6 deri me 17 gusht janë zhvilluar aksionet për armët në Zubin Potok. Pas pranimit të informacionet mbi dyshimet për posedim të armëve ilegale.

Janë zhvilluar kontrolle në 48 lokacione.

Janë gjetur 72 armë: 7 mjete shpërthyese, automatikë, pjesë të granatave, mjete piroteknike , pjesë të armëve, kaseta armatimi, pajisje ushtarake, një numër i madh i uniformave të ushtrisë së Serbisë dhe policisë së Serbisë, dokumentacion të librezave të armëve të ish-Jugosllavisë dhe të tjera.

Janë gjetur dhe sekuestruar mjete monetare në vlerë mbi 96 mijë euro.

Për varrezat masive janë arritur të sigurohen informacione ku janë profilizuar subjekte që mund të kishin njohuri për hetimet.

Si rezultat i këtij aktiviteti janë shoqëruar në polici gjashtë qytetarë katër të dyshuar e dy dëshmitarë.

Në afërsi të një përroi janë vërejtur mbetje kockore dhe rroba. Antropologu ka konstatuar se mbetjet kockore janë njerëzore.

Kalludër e Vogël, janë gjetur 13 mbetje kockore, Jabukë e vogël, katër mbetje eshtërorë, Kalludër e Vogël 6 trupa si edhe municione”, sqaroi drejtoi i Përgjithshëm i PK-së.

Advertisement