Kronike
Dy plumba pranë shtëpisë/ Ky është Pjerin Bitani që qëlloi Vladimir Bruçin
Pjerin Bitani është identifikuar si autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Bitani dyshohet se ka qëlluar dy herë ndaj Bruçit pranë banesës së tij, duke e lënë të plagosur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 në lagjen “Partizani”, ndërsa dyshohet se gjithçka ka nisur pas një konflikti për motive të dobëta.
Vladimir Bruçi është një emër i njohur për Policinë, ndërsa plagosja e sotme rikthen vëmendjen te konfliktet e mëparshme në të cilat ai ka qenë i përfshirë.
Pas të shtënave, shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën kërkimet për kapjen e Pjerin Bitanit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe përcaktimin e motivit të sulmit.