Connect with us

Politike

Ish-sportisti vjen nga Franca në protestë: Jam i zhgënjyer nga shteti

Qëndresa qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij ka vijuar sot me ditën e saj të 82-të radhazi.

Ndër zërat e shumtë që u bashkuan me protestuesit ishte edhe ai i një ish-sportisti shqiptar, i cili ka përfaqësuar vendin në arenën ndërkombëtare dhe ka udhëtuar nga Franca posaçërisht për t’u bërë pjesë e tubimit.

Ish-sportisti shprehu zhgënjimin e tij të thellë për situatën ku ndodhet vendi dhe për mënyrën se si pushteti po i trajton qytetarët.

Ai nënvizoi se politikat dhe kushtet aktuale po i detyrojnë shqiptarët të largohen përditë nga atdheu, duke u shprehur se në Shqipëri gjërat po shkojnë mbrapsht.

 

 

Ai tregoi se u detyrua të emigronte drejt Francës për të rritur e siguruar të ardhmen e fëmijëve të tij. Megjithatë, ai theksoi se është kthyer në Tiranë vetëm për t’iu bashkuar protestës dhe për të mbështetur qytetarët shqiptarë në qëndresën e tyre kundër padrejtësive.

Advertisement