Connect with us

Kronike

Mëngjesi nis me tragjedi në Durrës! 32-vjeçari humb jetën pas përplasjes me automjetin

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Shkozet–Shijak, në zonën e Rrashbullit, në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15, kur një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur një 32-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, Vasil Hasani, 32 vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të mbledhur provat dhe për të dokumentuar rrethanat e aksidentit.

Nën drejtimin e Prokurorisë, autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e përplasjes dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, vijojnë verifikimet për automjetin që shkaktoi aksidentin dhe drejtuesin e tij, i cili pas përplasjes është larguar nga vendi i ngjarjes.

Advertisement