Connect with us

Aktualitet

NIS EDICIONI I 88-TË I SUPERIORES/ DUKA: FORMAT I RI, MË SHUMË GARË DHE HAPËSIRË PËR TALENTET SHQIPTARE

Ka nisur edicioni i 88-të i kampionatit “Abissnet Superiore”, ndërsa presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u ka uruar suksese të gjitha skuadrave dhe ka prezantuar disa prej risive kryesore të sezonit të ri.

“Sot nis edicioni i 88-të i ‘Abissnet Superiore’, një tjetër kapitull në historinë e futbollit shqiptar”, shkruan Duka, duke theksuar se sezoni vjen me ambicie të reja, ndryshime të rëndësishme dhe synimin për të rritur nivelin e garës.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me formatin e kampionatit. Sipas Dukës, sezoni do të zhvillohet me tri faza të rregullta, për t’u ndarë më pas në play-off dhe play-out.

Ky format, sipas kreut të FSHF-së, synon të krijojë një kampionat më konkurrues dhe më të hapur deri në javët e fundit, si në luftën për titull dhe objektivat europiane, ashtu edhe në betejën për mbijetesë.

Një tjetër risi është rregulli për aktivizimin e detyrueshëm të një futbollisti të datëlindjes 2007 e në vijim, me pasaportë shqiptare.

Duka e cilëson këtë si një mundësi konkrete që talentet e reja shqiptare të fitojnë më shumë minuta, eksperiencë dhe besim në nivelin më të lartë të futbollit vendas.

“Investimi te të rinjtë është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e futbollit shqiptar”, është mesazhi i presidentit të FSHF-së në prag të nisjes së sezonit të ri.

#AbissnetSuperiore #ArmandDuka #FSHF #FutbolliShqiptar #Superiore #Sport

Advertisement