Connect with us

Kronike

Del FOTO/ Ky është Klausi, 22-vjeçari vdiq dje në plazh pasi u godit nga helika e gomones

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në det, mes Rrjollit dhe Ranës së Hedhun, ku një 22-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur rëndë nga helika e mjetit lundrues me të cilin po udhëtonte.

Klaus Gjergji ndodhej në bord së bashku me dy shokë të tij, kur rreth orës 16:15 dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga gomonia dhe ka rënë në ujë. Në momentin e rënies, ai është goditur nga helika e motorit, duke marrë plagë të rënda.

Pas marrjes së njoftimit për aksidentin, efektivët e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë shkuar menjëherë në zonën ku ndodhej gomonia, në një distancë të konsiderueshme nga bregu.

Forcat e policisë kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë të riut në mes të detit dhe më pas e kanë transportuar me mjetet e Policisë Kufitare drejt bregut. Aty është marrë nga autoambulanca dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Klaus Gjergji nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja fillimisht ishte raportuar si një përplasje mes dy gomoneve në det, por hetimet paraprake kanë orientuar grupin hetimor drejt një tjetër versioni, sipas të cilit i riu është rrëzuar aksidentalisht nga mjeti ku ndodhej dhe është goditur nga helika.

Grupi hetimor vijon veprimet për të dokumentuar të plotë rrethanat e tragjedisë dhe për të përcaktuar dinamikën e saktë të ngjarjes.

Advertisement