Connect with us

Aktualitet

Klodiana Lala: Rama duhet hetuar nga SPAK dhe të dorëhiqet, por nuk mund të jem në krah të Arjan Konomit

Gazetarja Klodiana Lala ka mbajtur një qëndrim të fortë lidhur me përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe Arjan Konomit, duke ndarë kritikën e saj ndaj qeverisë nga mënyra se si Konomi iu drejtua kreut të qeverisë.

Lala shprehet se Edi Rama duhet të hetohet nga SPAK dhe se, sipas saj, pas skandaleve dhe akuzave për korrupsion që kanë shoqëruar qeverisjen, ai duhet të japë dorëheqjen.

Por gazetarja thekson se kjo nuk e bën atë të rreshtohet në mbështetje të Arjan Konomit.

“Edi Rama ka qeverisur mes skandaleve dhe korrupsionit. Duhet hetuar padiskutim nga SPAK. Duhet të dorëhiqet se nuk ka më legjitimitet. Por pavarësisht kësaj, s’mund të jem krah Arjan Konomit.”

Sipas Lalës, mënyra se si Konomi iu drejtua kryeministrit, veçanërisht në praninë e një fëmije të mitur, ishte e papranueshme.

“Sjellja e tij me kryeministrin në prani të fëmijës së mitur ishte e ulët. Kushdo qoftë Edi Rama, s’mund t’i drejtohesh në atë mënyrë!”, shkruan ajo.

Një qëndrim që dënon njëkohësisht qeverisjen e Ramës, por vendos një vijë të qartë edhe për mënyrën se si zhvillohet përballja publike dhe politike

Advertisement