Connect with us

Shkrime

PROTESTA/ MIKROFONI KONTROLLOHET NGA SOROS

Në një reagim të fortë dhe polemizues, Alfred Cako ngre një sërë akuzash dhe pretendimesh mbi mënyrën se si po drejtohet protesta, rolin e disa prej personave që marrin fjalën në mikrofon dhe lidhjet e tyre të pretenduara me financime e organizata të huaja.

Cako vë në pikëpyetje përfaqësimin e kauzës së protestuesve dhe kërkon transparencë mbi financimet, organizimet dhe interesat që, sipas tij, qëndrojnë pas tyre.

Më poshtë është reagimi i plotë i tij:

Sa bukur cicërijnë zogjtë e Sorosit tek mikrofoni. Edison Lika, mentori i Prognit, më shkul së qeshuri kur e dëgjoj që cicërin si patriot i madh; po kështu, Migen Qiraxhiu, Sidorela Vatnikaj me burrin e vet Edisonin, Rigels Xhemollari, Fation Kryeziu dhe kryeuzurpatori Gent Progni, – të gjithë të përfshirë në pagesat e Sorosit. Ky i fundit madje ka marë pagesa të majme edhe nga qeveria e universitetet shtetërore në kohën kur filloi protesta.
Ndërsa kjo kalamania Sidorela që mban Papën në cover foto (imagjinoni dikë që të mbajë një kalif musliman, fortlumturi a eksark në coverfoto) pompohet nga Soros nëpër OKB për çështje e qëllime që kjo ndoshta s’ja ka haberin. Kështu bëhen liderat e së ardhmes duke i korruptuar dhe duke ju shpëlarë trurin me idetë e gënjeshtrat globaliste duke i majmur.
Me këto para këta paguajnë edhe bodiguardët që dhunojnë cilindo që vjen nga rradhët e popullit aty dhe që kontrollojnë narrativën edhe me njerëzit mëndjelehtë të ambasadave si ai Xhemali. Sllogani Shqipëria nuk shitet dhe Shqipëria e Shqiptarëve është zëvendësuar vetëm me parullën Rama në burg, Berisha në burg.
Sigurisht që Soros është një sionist i fshehur dhe nuk mund ta kundërshtojë idenë e kolonizimit të Shqipërisë prej tyre ndaj njerëzit e tij të mikrofonit nuk flasin më për rrezikun e kolonizimit sionist të Shqipërisë, çka ishte edhe shkaku përse nisi protesta.
Soros pasi i shtrydh, sigurisht që i flak limonjtë e vjetër nga tavolina e politikës. Kështu do flakë një ditë dhe ata këlyshë të vet të mikrofonit, nëse do arrijë t’i sjellë në krye të pushtetit – nëqoftëse shqiptarët patriotë në shesh janë sylesha.
Ndaj Sorosianët e mikrofonit nuk duan organizime të gjera popullore sepse janë pakica dhe e mbajnë kontrollin në këtë mënyrë me 6-7 veta, 15 badiguardë dhe një mikrofon e qendër zëri.
Soros ka objektiv që punon dhe promovon në krye kudo nga pakicat.
Një pjesë e këtyre emrave, këlyshë të Sorosit, janë nxënësit dhe garantorit Afrim Krasniqi i cili ka qenë mjeshtër i OJF-ve, njeriu i besuar i ish ambasadores USA kur Soros komandonte fondet e USAID në ambasadën USA në Tiranë dhe kur urdhëronte Sekretarët Clinton e Blinken si t’i shpërndanin fondet e OJF-ve në Tiranë gjatë kohës së demokratëve në USA. Ky është edhe bashkë-krahinarist i kushurrinjve e krushqinjve që cicërrijnë çdo ditë tek mikrofoni i turpit – Vatnikajt, Edisonit, Prognit, etj.
Soros është tek drejtimi i PS, tek disa nga njerëzit rrotull Berishës në PD por sigurisht edhe tek mikrofoni ku çdo ditë e më shumë po mbizotërojnë flamingot e homoseksualëve me Fatos Lubonjën e Lisandër Saraçin që përveç se është sorosian, nxit dhe islamin politik.
Sepse Soros-inëve ju intereson diversiteti sa më i gjerë që do të thotë përçarja dhe sundimi.
Homogjeniteti etnik, kulturor, gjuhësor, nacionalizmi dhe flamuri është armiku i sorosianëve e sionistëve.
Popull i Tiranës, dilni në shesh por bojkotoni sorosjanët dhe mikrofonin e tradhëtisë.
Nesër do kemi gjëra konkrete të reja.
Kur doli Plandemia kishte shumë dele që s’më besonin por që sot më shkruajnë e pyesin se si të pastrohen prej helmit.
Shpresoj që sot e nesër të mos ngjasë njëlloj me këto paralajmërime për shumicën e patriotëve në shesh.
Shumë shpejt do japim të dhëna të sakta mbi disa nga pagesat e Sorosit, Ojf suedeze e holandeze që janë të lidhura me këto emra.
Gjithë OJF-istët duhet të mos pranohen nga çdo organizim qytetar. Secili prej tyre është një tradhëtar i kauzës së shqiptarisë.
Qytetarë, bojkotoni tribunën e mikrofonit të turpit dhe bëjuni DIS këtyre emrave të shitur e të promovuar nga Birn-i i Sorosit.
Krijoni një Përfaqësi me zgjedhje dhe largojuni nga mikrofoni! Mbani parullat kryesore çdo ditë dhe vetëm flamurin shqiptar!
Patriotë, ju dua shumë!
Mikrofoni kontrollohet 100% nga Soros!
Advertisement