Connect with us

Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në një automjet, kush ishte shënjestra?

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 03:00 në një automjet në Laknas. Blutë bëjnë me dije se 41-vjeçari me inicialet Y. T ka njoftuar Sallën Operative se ka dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka konstatuar se automjeti i tij, që ishte i parkuar në oborrin e banesës, kishte pësuar dëmtime të lehta në pasqyrë dhe në derë.

Sipas Policisë, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur në drejtim të automjetit një sasi të vogël lënde plasëse. Ndërkohë, grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Njoftimi i policisë

Kamëz/ Rreth orës 03:00, shtetasi Y. T., rreth 41 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative se, në Laknas, në rrugën “Lunxheria”, ka dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka konstatuar se automjeti i tij, i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës, kishte pësuar dëmtime të lehta në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit të automjetit.

Paraprakisht rezulton se një shtetas, ende i paidentifikuar, ka hedhur në drejtim të automjetit, dyshohet, një sasi të vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Advertisement