Aktualitet
70 vjeçari rrezikon të mbytet, shpëtohet nga vëzhguesit e plazhit
Një pushues 70-vjeçar nga Lushnja ka rrezikuar të mbytej në plazhin e Semanit, por ndërhyrja e shpejtë e rojeve bregdetare ka shmangur një tragjedi.
I moshuari u vu re në vështirësi në ujë nga stafi që monitoron plazhin. Dy vëzhguesit konstatuan se ai po përpëlitej dhe zhytej vazhdimisht, ndaj ndërhynë menjëherë për ta nxjerrë nga deti.
Pas dhënies së ndihmës së parë, gjendja e 70-vjeçarit u stabilizua. Ai u transportua më pas me ambulancë në Spitalin e Fierit për kontrolle dhe trajtim të mëtejshëm.
Sipas informacioneve të fundit, pushuesi është jashtë rrezikut për jetën.