Connect with us

Kronike

Vidhte lekë në taksi dhe biçikleta, arrestohet 56-vjeçari

Një 56-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se ka kryer disa vjedhje në zona të ndryshme të qytetit

Në kuadër të operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë F. A., 56 vjeç, banues në Durrës, teksa tentonte të vidhte një tjetër biçikletë në lagjen “Liria”.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësi”, për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë.

Vidhte lekë në automjete, kryesisht taksi, dhe biçikleta në zona të ndryshme të qytetit. Pas denoncimeve të qytetarëve dhe punës gjurmuese, kapet në flagrancë në tentativë për të vjedhur një tjetër biçikletë, 56-vjeçari nga Durrësi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas denoncimeve të marra nga qytetarët për vjedhje, organizuan punën hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shëtitësi”, u kap në flagrancë, në tentativë për të kryer një tjetër vjedhje, shtetasi:

– F. A., 56 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 56-vjeçari ka vjedhur një shumë parash në një automjet taksi dhe 2 biçikleta, në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

56-vjeçari u kap në flagrancë, në lagjen “Liria”, teksa tentonte të vidhte një tjetër biçikletë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement