Connect with us

Kronike

Zbardhet skenari i atentatit në Dukagjin/ Babë e bir u qëlluan me breshëri

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e dyfishtë në Dukagjin, ku mbetën të vrarë Prelë dhe Lekë Gjoni, babë e bir, ndërsa u plagos Lazër Bashi.

Sipas të dhënave të bëra publike për ngjarjen, dyshohet se viktimave u është bërë pritë nga dy persona, të cilët kanë hapur zjarr në drejtim të automjetit me të cilin po udhëtonin.

Makina është qëlluar me breshëri, ndërsa në atentat dyshohet se janë përdorur dy armë zjarri. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar mënyrën e organizimit të pritës dhe identifikimin e autorëve.

Policia po heton në disa pista për zbardhjen e motivit të ngjarjes. Një prej tyre lidhet edhe me divorcin e 57-vjeçarit Lekë Gjoni, megjithëse deri tani nuk ka të dhëna përfundimtare që ta lidhin këtë fakt me vrasjen.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e atentatit, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe motivin që qëndron pas vrasjes së dyfishtë.

Advertisement