Connect with us

Aktualitet

Grabitje në mes të ditës në Durrës/ Hajduti shtyn punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Një market është grabitur ditën e sotme në Durrës, pranë ish-URT-së, në lagjen 17.

Autori i dyshuar, i moshës rreth 25 vjeç, ka hyrë në supermarket dhe pasi ka shtyrë me duar punonjësen e shërbimit ka marrë nga kasa një shumë parash.

I dyshuari u identifikua nga policia si Adriatik Salillari. Ai u kap menjëherë pas ngjarjes dhe është ndaluar nga policia e Durrësit e cila po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Advertisement