Connect with us

Kronike

Aksident tragjik/ Motori përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Golem, ku dy persona kanë humbur jetën pas përplasjes së motomjet me një bordurë.

Sipas Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 00:20. Në motor udhëtonin dy persona, të cilët nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra.

Viktimat janë drejtuesi i motomjetit, 44-vjeçari E. L., dhe pasagjeri, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Rreth orës 00:20, të datës 25.08.2026, në Golem, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, ende i paidentifikuar”, njofton policia.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e aksidentit, zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e pasagjerit që humbi jetën

Advertisement