Connect with us

Kosova

Labinot Tahiri nderohet me mirënjohje nga veteranët e UÇK-së

Këngëtari, Labinot Tahiri, ka ndarë me ndjekësit në Instagram një moment të veçantë, pasi është nderuar me një mirënjohje nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në dokumentin e publikuar prej tij thuhet se Tahiri është vlerësuar për “kontributin e çmuar në mbështetje të kategorive të dala nga lufta”, veçanërisht të veteranëve të UÇK-së, si dhe për angazhimin e tij humanitar.

 Labinot Tahiri/Instagram

Mirënjohja e vlerëson gjithashtu për promovimin e vazhdueshëm të vlerave të luftës çlirimtare dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.

Dokumenti mban datën 16 korrik 2026 dhe i është ndarë Tahirit nga Dega e OVLUÇK-së në Ferizaj, si vlerësim për angazhimin dhe kontributin e tij ndër vite.

Këtë moment, këngëtari ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke bërë publike mirënjohjen për kontributin e tij në mbështetje të veteranëve dhe kategorive të dala nga lufta.

 Labinot Tahiri/Instagram

 Labinot Tahiri/Instagram

 Labinot Tahiri/Instagram

Advertisement