Connect with us

Bota

Trump: Marina e SHBA-së ka hequr të gjitha minat e vendosura nga Irani në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Marina e SHBA-ve ka bërë të mundur heqjen e të gjitha minave të vendosura nga Irani në Ngushticën e Hormuzit.

“Sapo jam informuar nga Marina e Shteteve të Bashkuara se të gjitha minat janë hequr dhe/ose shpërthyer në ujërat ndërkombëtare të Ngushticës së Hormuzit. Irani është paralajmëruar se çdo anije ose mjet lundrues që vendos mina të reja do të shkatërrohet menjëherë dhe sistematikisht”, shkroi Donald Trump në një postim në Truth Social.

Më tej Trump theksoi se SHBA-të po monitoronin çdo centimetër katror të Ngushticës së Hormuzit, Malin Pickaxe dhe tre vende të tjera bërthamore të Iranit, që sipas Presidentit amerikan janë shkatërruar.

“Përmes Forcës Hapësinore, ne po monitorojmë çdo centimetër katror të Ngushticës, siç po monitorojmë edhe Malin Pickaxe dhe tre vendet e tjera bërthamore që janë shkatërruar tashmë”, shtoi presidenti amerikan. “Një politikë me tolerancë zero për vendosjen e minave është në fuqi”, përfundoi ai.

Advertisement