Aktualitet
Vlora “skuqet” nga flakët/ Zjarrfikësit në “luftë” me zjarrin
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e djeshme Shashicën e Vlorës, ndërsa raportohet se fatmirësisht nuk ka rrezik për banesat e zonës. Në lidhje me situatën aktuale të zonës në fjalë, ka reaguar dhe kryebashkiakja Mersini e cila bën me dije se forca të shumta të zjarrfikëses janë në terren, ku pavarësisht vështirësive, po vijojnë intensivisht me punën për shuarjen e flakëve.
Më tej Merisni u bën thirrje banorëve të zonës që të tregojnë kujdes dhe të mos bëhen shkak i pengesës së mjeteve të emergjencës.
“Zjarri në Shashicë, i favorizuar edhe nga era, ka marrë përmasa të mëdha, por aktualisht nuk
paraqet rrezik duke mos pasur banesa përreth. Të gjitha forcat e emergjencës janë në terren, në gatishmëri të plotë, pavarësisht vështirësive të ndërhyrjes për shkak të terrenit të thyer.
Situata po ndiqet në vazhdimësi dhe forcat do të qëndrojnë në terren për të kufizuar perimetrin e zjarrit dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për zonat e banuara. U bëjmë thirrje banorëve të zonës të tregojnë kujdes dhe të lehtësojnë lëvizjen e mjeteve të emergjencës” shkruan Mersini në reagimin e saj të bërë mbrëmjen e sotme.