Connect with us

Aktualitet

Aktivistja lezhjane “hap letrat”: Gent Progni kërcënon aktivistët në protestë

Teksa protesta qytetare në Tiranë hyn sot në ditën e saj të 88-të, aktivistja nga Lezha Arilda Lleshi ka zbuluar prapaskenat e tubimit në kryeqytet, të cilat ngrenë pikëpyetje të shumta në lidhje me organizimin dhe lirinë e tubimit.

Përmes një video-mesazhi të ndarë ditën e sotme në rrjetin e saj në Instagram, Lleshi shprehet se protesta qytetare e ashtuquajtur “Revolucioni Flamingo” prej ditësh nuk është më si në fillim, pasi disa aktivistë janë përballur me kërcënime nga programuesi dhe eksperti i njohur i IT-së Gent Progni.

Menjëherë pasi aktivistët shprehën dëshirën për të kaluar natën para Kryeministrisë e të merrnin të drejtën e fjalës, Gent Progni ka vazhduar me kërcënimet e tij, duke synuar protagonizmin e protestës. Mirëpo, sjellja e ashpër kundër pjesëmarrësve dhe aktivistëve nga Gent Progni, nuk mbaron me kaq. Arilda Lleshi thotë më tej se në ditët e fundit të protestës, fjalimet janë mbajtur vetëm nga një grup djemsh për të cilët thotë se janë sjellë nga Progni në protestë. Ndërsa shton se të njëjtët persona, tentojnë të rrethojnë mikrofonin duke moslejuar të tjerët të flasin.

Më tej, Lleshi zbulon se në ditët e fundit të protestës së mbajtur para Parlamentit, Progni përhapi lajme të rreme duke krijuar ankth e panik te protestuesit, të cilët i paralajmëronte se Policia kishte urdhër që t’i arrestonte.

Reagimi i plotë i Arilda Lleshi:

Po përmend vetëm disa raste flagrante të kërcënimeve të bëra nga Gentin, pa përmendur emra sepse u takon vetë aktivistëve nëse dëshirojnë që të flasin vetë. Ama në një nga këto raste kam qenë e përshirë dhe vetë. Fillimisht Genti kërcënoi një aktivistët tanë që bëri një deklaratë se  protesta do të bëhet e bukur, do të rrinim natën, do të lexonin poezi, kjo e shqetësoi Gentin i cili e kërcënoi atë. Më pas ka kërcënuar dy aktivistë të tjerë që dorëzuan në KQZ një kërkesë për marrje firmash, këtë Genti e konsideroi marrje protagonizmi dhe bëri e një postim publik që kudo që t’i shikoni këto persona, njerëzit t’i hidhnin në kosh. E në mbledhjen që u organizua për këtë çështje e të tjera, unë mbajta qëndrimet e mia.

Më duhet të shtoj dhe atë që ndodh te fonia, e cila është përherë e rrethuar nga një grup djemsh që vijnë me Gentin, ne nuk i njohin nga janë e çfarë bëjnë. Ama janë aty duke kontrolluar çdo person që hyn e del nga aty. Ky grup u vendos pasi Genti doli garant për sigurinë e fonisë sonë, pasi u uzurpua nga grupet që para deri disa ditësh drejtonte marshimin. Një nga ata ditët vendosi që grupi i marshimit të vinte dhe te fonia jonë. Ne nuk i njihnim personat në fjalë e nuk e kuptuam se nga po na vinte kjo. E kishin rrethuar foninë dhe nuk na lejonin të futeshim.

Në ditën e fundit të protestës para parlamentit, ky grupi u shpërnda dhe përhapi lajmin se kishin informacione se Policia do i arrestonte. Pra të fortë me aktivistët që i shikojnë si të dobët, por të dobët para Policisë.

Advertisement