Aktualitet
Burri godet me sqepar në ballë gruan, dërgohet me urgjencë në spital
Një ngjarje dhune në familje është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Sipas të dhënave paraprake, pas një konflikti, bashkëshorti dyshohet se ka goditur bashkëshorten me sqepar, në pjesën e ballit.
E reja është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e saj është e stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (Dëmtimet janë raportuar si sipërfaqësore, kryesisht në pjesën e ballit).
Ndërkohë, policia ka shoqëruar burrin në Komisariat, ndërsa po merret në pyetje edhe e dhunuara, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.