Aktualitet
Flakët përpijnë banesën në Florida, tre fëmijë shqiptarë humbin jetën
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën pas një zjarri që përfshiu banesën e tyre dy-katëshe mëngjesin e djeshëm.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, mëohet se katër persona të tjerë ndër të cilët dy janë fëmijë dhe dy të rritur, ndodhen në gjendje të rëndë. Alarmi për zjarrin në ëindergate Drive, pranë Old St. Augustine Road, u dha rreth orës 05:15 të mëngjesit. Kur ekipet e emergjencës mbërritën, kati i parë i banesës ishte përfshirë nga flakët, ndërsa kati i dytë ishte mbushur me tym.
Dy të rritur dhe dy fëmijë kishin arritur të dilnin nga ndërtesa. Gjatë kontrollit të banesës, zjarrfikësit gjetën tre fëmijët e tjerë pa shenja jete. Sipa dëshmive të pesronave të pranishëm në vendngjarje njerëzit ndihmuan në shpëtimin e një foshnjeje dhe një të rrituri, të cilët dolën nga një dritare e katit të dytë. Të afërmit e familjarëve bënë me dije se familja është me origjinë nga Shqipëria dhe fëmijët që humbën hetën ishin djem.
Flakët u vunë nën kontroll rreth orës 05:40, por banesa pësoi dëme të rënda, ndërsa u prekën edhe dy njësi ngjitur. Kryqi i Kuq Amerikan është angazhuar për të ndihmuar personat e mbetur në qiell të hapur. Hetimet për zbardhjen e çështjes dhe shkakun e ngjarjes vijojnë ende nga autoritetet.
“Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë peshën e një mëngjesi si ky”, deklaroi Departamenti i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville, duke shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave