Aktualitet
Tronditëse/ U hodh nga Ura e Vashës, zbulohet mesazhi që 35-vjeçari i la gruas
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e “Urës së Vashës”, në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga ura.
Sipas informacioneve paraprake, i riu, banues në fshatin Bastar Murrize të Tiranës, kishte udhëtuar me automjetin e tij deri pranë urës, e cila ndodhet në një lartësi prej rreth 152 metrash.
Mësohet se para ngjarjes, ai i kishte dërguar një mesazh bashkëshortes, duke i lënë një amanet për vajzën e tyre.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.