Connect with us

Kosova

Ndërron jetë Egzon Bytyqi, i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë

Egzon Bytyqi, i cili ishte i dyshuari për vrasjen e gruas së tij Jetlira Foniqit, ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Kërvasari në Malishevë, katër ditë më parë, ku në dhomën e gjumit u gjetën të plagosur 25-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, 26-vjeçar.

Të dy u dërguan për të marrë ndihmën e parë në urgjencën QKUK, ku Jetlira Foniqi nuk arrti t’i mbijetonte plagëve të marra. Ajo ishte 8 muajshe shtatzënë. Ndërsa Egzon Bytyqi raportohet se ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Sipas mediave në Kosovë, arma dyshohet se i përkiste babait të 26-vjeçarit dhe se e kishte pasur me leje, familjarët kanë deklaruar më herët se ai kishte punuar dhe jetuar prej katër vitesh në Gjermani dhe se kohët e fundit kishte shfaqur probleme mendore.

Lajmin për vdekjen e Egzon Bytyqit e ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj.

“I dyshuari në rastin e veprës penale “Vrasje e rënduar”, e cila ndodhi më datë 23.08.2026 në fshatin Kërvasari, Komuna e Malishevës, sot më 27.08.2026, rreth orës 17:15, ka ndërruar jetë. Procedurat hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë në koordinim me prokurorin kompetent”, ka thënë Elezaj.

Advertisement