Bota
Ndahet nga jeta njeriu më i pasur Gjerman, hijet e dyshimit të vendosjes së pasurisë në regjimin Nazist
Me një pasuri që e klasifikon atë të tretin biznesmen më të pasur në Gjermani, por edhe me një pasuri që sipas raportimeve investigative buroi më së shumti gjatë kohës së bashkëpunimit me Nazistët, Klaus Michael Kuhne, u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare në Zvicër.
Njeriu më i pasur i Gjermanisë ndërtoi një perandori biznesi, por raportimet investigative kanë nxjerrë në pah faktin se pasuritë e tij gjurmojnë që nga koha e rrëmbimeve të bizneseve të çifutëve nga nazistët. Kuehne, pronari i gjigandit Kuehne + Nagel, u përpoq prej vitesh që të mos nxirrte asgjë nga historiku i errët i familjes.
Gjyshi i tij e krijoi kompaninë në 1890, dhe gjatë regjimit Nazist, familja Kuehne u pasurua duke marrë asetet e pronarëve çifutë dhe të tjerëve që u Persekutuan nga Rajhu i tretë. Kuehne u nda nga jeta në 24 gusht, dhe është pronar në disa kompani si Lufthansa, Hapag – Lloyd dhe pronar i një linje autobusësh në SHBA.
Prindërit e tij Alfred dhe Mercedes Kuehne, përfituan nga politikat naziste pas 1933, duke marrë pasuri nga pasuritë çifute në Europë, madje edhe vepra arti të vjedhura që vlenin miliona, raportojnë mediat e huaja. Kërkues të shumtë kanë zbuluar se Kuehnes u bashkuan me Partinë Naziste në fillim të viteve 1930, dhe në 1944, kompania u rrit nga 7 degë që kishte në 26 të tilla në gjithë europën.
Një raportim i Vanity Fair tregon se Alfred Kuehne iu shmang hetimeve pas luftës së dytë botërore, me ndihmën e agjencive inteligjente britanike e amerikane. Në vitet 2000, Kuehne + Nagel iu bashkua kompanive të tjera gjermane në mbledhjen e një fondi kompensimi prej 2.5 miliardë dollarësh për kompensim për punën e detyruar gjatë LIIB, duke pretenduar se u shkatërruan gjatë bombardimeve, por ndërkohë nuk pranuan të jepnin arkivat e tyre.
Në 2015, Kuehne, porosit një studim për historikun e familjes por u përplas me kërkuesit kur u zbuluan lidhjet me nazistët. Pavarësisht pasurisë së tij, e vlerësuar me 44 miliardë dollar, dhe influencën në ekonomi, filantropi dhe art, Klaus Kuehne ka qëndruar larg vëmendjes publike dhe nuk paguante taksa në Gjermani. I lindur në 1937, Kuehne ishte fëmijë gjatë kohës së luftës dhe nuk është përgjegjës për veprimet e të atit. Kuhne u martua shumë vonë me Kristinë, në 1989, në moshën 52 vjeçare dhe nuk patën fëmijë.
Ndaj dhe pasurinë e tij e ka transferuar në fondacionin e krijuar prej tij për të kryer vepra bamirësie. Me vdekjen e tij në fund të gushtit, kanë filluar edhe debatet sesi do të menaxhohen pasuritë e tij. Kompania Kuehne + Nagel ka 88 mijë punonjës që punojnë në 100 vende të botës dhe u shërben më shumë se 400 mijë klientëve në mbarë globin. Ai u nda nga jeta në Zvicër, ku ka qëndruar me familjen e tij, edhe për shkak të shmangies së taksave në gjermani, pavarësisht se ka qenë gjithmonë i vlerësuar si një biznesmen i suksesshëm në vendlindjen e vet.
Së bashku me Cristinë, ata u shndërruan në mbështetës të rëndësishëm të artit dhe muzikës. Përmes Fondacionit Kühne, ata kontribuuam në projektin për ndërtimin e shtëpisë së re të operës në Hamburg dhe mbështetën Kühne Logistics University, një prej institucioneve arsimore më të njohura të qytetit.