Connect with us

Aktualitet

U dogj në flakët e hotelit “Brooklyn”, Ana ndërron jetë, i fejuari në gjendje të rëndë

Një lajm tragjik u mësua mbrëmjen e djeshme pasi u raportua se e reja Ana Dyrmishi, trupi i së cilës u dogj në flakët që përfshinë hotel “Brooklyn” më 16 gusht, nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve duke mbyllur sytë përgjithmonë në lule të rinisë. Raportohet se mëngjesin e sotëm ka mbërritur në Durrës trupi i pajetë i Anës, së cilës i jepet sot lamtumira e fundit.

Siç kemi raportuar më parë, mes lotësh e dhimbjesh, familjarë, miq e të afërm përcjellin sot për në banesën e fundit Anën, ceremonia mortore e së cilës do të mbahet në orën 15:00, në Varrezat e Reja të Durrësit.

Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në pah nga pushimet e Anës në Vlorë të cilat u përmbyllën me tragjedi.  Ana ndodhej në Vlorë së bashku për të kaluar disa ditë pushimi me të fejuarin e saj, Arnaldon, të cilët sa ishin fejuar. Mirëpo, fati i Anës ishte shkruar ndryshe. E reja humbi jetën nga pushimet e para e të fundit me partnerin e saj të jetës, i cili është duke luftuar për të rikthyer trupin e tij si në gjendjen e mëparshme. Edhe Arnaldo, pësoi dëmtime të rënda në të njëjtën ngjarje, rreth 35% djegie në trup. Ndaj mësohet se ai është dërguar nga familjarët në Itali për trajtim të specializuar.

Ditët e pushimit në krahët e njëri-tjetrit, u kthyen në tragjedi për çiftin Ana-Arnaldo. E reja, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe fatkeqësisht nuk mundi ta fitonte betejën. Ndërsa Arnaldo, aktualisht ndodhet në Itali duke luftuar me vdekjen, në pamundësi për t’i dhënë lamtumirën e fundit dashurisë së jetës së tij.

Advertisement