Connect with us

Aktualitet

Fenomen i pazakontë natyror/ Malet e Kukësit “zhduken” nga pluhuri

Një fenomen natyror ka përfshirë Kukësin gjatë ditës së sotme, ku një re e dendur pluhuri ka mbuluar të gjithë horizontin, duke krijuar vështirësi në pamje.

Reja e pluhurit është shfaqur fillimisht në pjesën jugore të Bashkisë Kukës, duke prekur njësitë administrative Arrën, Kalisë, Bushtricë, Ujmisht dhe Bicaj.

Pamjet nga zona tregojnë një situatë të pazakontë, teksa dendësia e pluhurit është aq e madhe sa mezi dallohen majat e maleve.

Ndërkohë, temperaturat vijojnë të jenë ekstremisht të larta në Kukës. Në këto momente, termometri shënon 38 gradë Celsius, ndërsa temperaturat e larta vijojnë të jenë të pranishme edhe gjatë orëve të natës.

Fenomeni i pluhurit pritet të monitorohet gjatë orëve në vijim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të shtrihet edhe në zona të tjera.

Advertisement