Aktualitet
FOTO + EMRAT/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën roja i lokalit dhe elektricisti
Janë publikuar fotot e dy personave që humbën jetën pas kontaktit me rrymën elektrike në fshatin Karmë të Vaut të Dejës. Viktimat janë Sokol Preka, 40 vjeç, me detyrë roje i lokalit, dhe David Deda, 46 vjeç, me profesion elektricist në nënstacionin elektrik të Komanit.
Sokol Preka, 40 vjeç, me detyrë roje i lokalit, dhe David Deda, 46 vjeç, me profesion elektricist në nënstacionin elektrik të Komanit
Ngjarja e rëndë ndodhi teksa të dy personat po rregullonin një instalim të brendshëm elektrik në një biznes privat anës rrugës së Komanit. Të dy perosnat, nuk u mbijetuan dot dëmtimeve të marra dhe ndërruan jetë gjatë transportimit për ndihmë mjekësore në spital.