Aktualitet
Alarm për salmonelë/ A ka hyrë produkti në Shqipëri dhe a është hequr nga raftet?
Një produkt ushqimor i destinuar për fëmijë është tërhequr nga tregu pas konstatimit të Salmonella-s.
Bëhet fjalë për “Genuss Plus Kids Fruchtchips Apfel”, çipsa molle për fëmijë, me kod EAN 4068134196903 dhe datë minimale përdorimi 24 shkurt 2027.
Produkti është tërhequr në Gjermani pasi kontrollet konstatuan praninë e Salmonella-s.
Por për konsumatorin shqiptar pyetja më e rëndësishme është tjetër:
A KA HYRË KY LOT EDHE NË SHQIPËRI?
Dhe nëse po:
Sa copë kanë hyrë?
Kush i ka importuar?
Në cilat dyqane janë shpërndarë?
Sa janë shitur?
Dhe sa janë tërhequr pas alarmit?
Kjo është prova reale e sistemit të sigurisë ushqimore.
Sepse një alarm ndërkombëtar nuk mbaron me publikimin e një njoftimi.
Nëse produkti ka hyrë në Shqipëri, zinxhiri duhet të funksionojë në drejtim të kundërt:
IMPORTUES → DISTRIBUTOR → DYQAN → TËRHEQJE NGA TREGU.
Çdo produkt duhet të jetë i gjurmueshëm.
Prandaj investigimi mund të bëhet edhe fizikisht.
Kontrollohen supermarketet, drogeritë dhe pikat që tregtojnë produkte të importuara.
Kërkohet pikërisht produkti.
Kontrollohet barkodi.
Kontrollohet data.
Dhe dokumentohet çdo rast.
Por deri në verifikimin e hyrjes së lotit në Shqipëri nuk mund të thuhet se produkti i kontaminuar ndodhet në tregun shqiptar.
Kjo është pikërisht ajo që duhet zbuluar.
Një sistem i fortë sigurie ushqimore nuk matet vetëm me numrin e kontrolleve.
Matet me shpejtësinë me të cilën një produkt problematik mund të gjendet dhe të hiqet nga qarkullimi.
Prandaj pyetja për AKU-në dhe zinxhirin e importit është shumë konkrete:
A KA HYRË LOTI NË SHQIPËRI DHE, NËSE PO, KU JANË COPËT QË U SHITËN?