✦
Thinking ...
Connect with us

Bota

TRAGJEDIA/ HIMALAJET KTHEHEN NE VARR MASIV

Një katastrofë e përmasave të jashtëzakonshme ka goditur Himalajet, në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit kinez.

Bilanci i katastrofës se përmasave të jashtëzakonshme qe ka goditur Himalajet, në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit kinez, është rënduar në të paktën 804 viktima dhe 3 mijë e 48 persona të zhdukur në të dyja anët e kufirit.

Ekipet e shpëtimit po përballen me terren ekstrem, rrugë të shkatërruara dhe tonelata balte. Frika më e madhe lidhet me qindra punëtorë që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar në tunelet e hidrocentraleve.

Në rreth 11 projekte hidroenergjetike, afro 933 punëtorë rezultojnë të zhdukur ose ende të paidentifikuar.

Mijëra ushtarë, policë dhe ekipe emergjence janë angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa helikopterët po përdoren për evakuime dhe furnizime.

Në Nepal, autoritetet kanë nisur edhe varrimin e viktimave të paidentifikuara. Trupat fotografohen dhe u merren mostra ADN-je për t’u dhënë familjeve mundësinë e identifikimit.

Ndërkohë, në Tibet janë raportuar qindra të huaj të zhdukur.

Por emergjenca nuk ka përfunduar.

Reshjet e reja kanë rritur nivelin e lumenjve dhe autoritetet kanë paralajmëruar për përmbytje të tjera. Dronët dhe satelitët po monitorojnë edhe krijimin e digave natyrore që mund të shkaktojnë valë të reja uji.

Mbi 90 mijë njerëz vlerësohet se janë prekur nga katastrofa, ndërsa dëmet ekonomike mund të arrijnë në miliarda dollarë.

Shkencëtarët paralajmërojnë gjithashtu për rrezikun në rritje në zonat e larta malore, ku ndryshimet klimatike po destabilizojnë akullnajat dhe terrenet e brishta.

Katër ditë pas katastrofës, pyetja kryesore mbetet: sa prej mijëra të zhdukurve mund të jenë ende gjallë?

 

Advertisement