Connect with us

Pinknews

“Marshojmë për UÇK-në”/ Yll Limani fton qytetarët në protestën e 12 shtatorit

Këngëtari i njohur kosovar, Yll Limani, ka shprehur publikisht përkrahjen e tij për marshin e paralajmëruar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Marshi në përkrahje të katër ish-krerëve të UÇK-së pritet të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në një kohë kur procesi gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë po i afrohet fazës së vendimit.

Për këtë marsh ka bërë thirrje edhe artisti Yll Limani, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram ka ftuar ndjekësit dhe qytetarët që t’i bashkohen protestës.

 Foto: Yll Limani / Instagram

“12 shtator, Prishtinë, në sheshin ‘Skënderbeu’. Nga ora 14:00, marshojmë për lirinë dhe UÇK-në”, ka shkruar Limani në postimin e tij.

Postimi i këngëtarit vjen në një periudhë kur çështja e ish-krerëve të UÇK-së vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në Kosovë, ndërsa qytetarë, figura publike dhe përfaqësues të ndryshëm kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me procesin në Hagë.

Marshi i 12 shtatorit pritet të mbledhë qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, të cilët synojnë të shprehin mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së dhe të përcjellin një mesazh solidariteti në prag të vendimit të Gjykatës Speciale.

Advertisement