Connect with us

Politike

Berisha thyen murin amerikan/ Koka: Beteja u fitua, vizita në SHBA, goditje e rëndë për Ramën

Gazetari Bledian Koka komentoi udhëtimin e Sali Berishës drejt Shteteve të Bashkuara dhe debatet që e kanë shoqëruar këtë zhvillim.

Sipas Kokës, çështja e udhëtimit të Berishës tashmë është ezauruar dhe zhvillimet e fundit kanë konfirmuar atë që, sipas tij, ishte bërë e ditur prej kohësh.

Ai iu rikthye deklaratës së Edi Ramës në vitin 2018, kur kryeministri i drejtohej Berishës me pyetjen nëse mund ta kalonte oqeanin.

“Edi Rama i tha në 2018-ën Sali Berishës: ‘Ti Sali me dash, a e kalon dot oqeanin?’ Dhe përgjigjja sot është që po, Sali Berisha e kalon oqeanin”, tha Koka.

Gazetari argumentoi se beteja e Berishës për atë që ai e ka cilësuar si “dinjitet” është fituar, ndërsa demokratët, sipas tij, zgjodhën të qëndrojnë pas liderit të tyre.

“Partia Demokratike vendosi dhe anëtarësia e saj vendosi ta vinte dinjitetin në vend që në momentin kur gjëja ndodhi dhe zgjodhi të vërtetën e zotit Berisha dhe të vërtetën që ajo besonte”, u shpreh ai.

Koka solli në vëmendje edhe raportet e mëparshme mes SHBA-së dhe Shqipërisë, duke kujtuar një deklaratë të vitit 2011, kur, sipas tij, Shqipëria nën drejtimin e Berishës ishte përmendur si një model demokracie.

Në kontrast me atë periudhë, gazetari pretendon se raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë janë përkeqësuar pas vitit 2013.

“Vihet re qartë që raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit që pas vitit 2013 kanë ardhur duke u përkeqësuar”, deklaroi Koka, duke shtuar se sipas tij sot mungon vetëm një përcaktim zyrtar për atë që raportet e DASH përshkruajnë.

Në përfundim, Koka e lidhi këtë debat me akuzat për kapjen e shtetit dhe korrupsionin, duke përdorur termin “narkoshtet” për të përshkruar situatën aktuale të Shqipërisë.

E PLOTE

‘Pa diskutim që ata që, si me thënë, e bëjnë atë betejë, sigurisht që nuk është se do stepen apo do pushojnë së ekzistuari tani. E vetmja gjë është, e vërteta është një dhe e vetme. Domethënë, përgjigjja e të gjithë, si me thënë, asaj që ka ndodhur në aspektin e sulmit edhe të gjithë goditjeve që ndaj opozitës është vetëm një pyetje që është bërë në 2018-ën dhe që merr përgjigje sot.

Dhe e vërteta është një dhe e vetme. Edi Rama i tha në 2018-ën Sali Berishës: ‘Ti Sali me dash, a e kalon dot oqeanin?’ Dhe përgjigjja sot është që po, Sali Berisha e kalon oqeanin. Pra, kjo ishte e gjithë çështja e gjithë barriera.

Ishte kjo çështje, sepse ndoshta dikur do duhet edhe të shpjegohet, që më shumë sesa një non grata për Sali Berishën ka një heqje vize për Sali Berishën. Pra, ajo që është shitur si një non grata e famshme e të tjera, është heqje e vizës. Dhe po të doni, sot Sali Berisha ka vizë dhe mund të udhëtojë.

Megjithëse mendoj që kjo çështje tashmë është e kaluar dhe është ezauruar që në vitin 2025 që një vit më parë, atëherë kur kujtojmë që ishte një gazetar që pyeti Departamentin Amerikan të Shtetit nëse Sali Berisha mund të udhëtonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Departamenti Amerikan i Shtetit tha që s’ka asnjë ndalesë.

Pra kjo çështje thjesht është konsakrimi i asaj që në fakt ka ndodhur gati një vit e kusur më parë pikërisht në rastin e non gratës. Prandaj po them që kjo çështje e udhëtimit të zotit Berisha…

Po, po duhet. Mendoj që beteja e Partisë Demokratike në raport me padrejtësinë që iu bë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ajo administratë e kohës, edhe beteja e zotit Berisha me atë që e ka quajtur betejë për dinjitetin, është një betejë që është e fituar.

Partia Demokratike vendosi dhe anëtarësia e saj vendosi ta vinte dinjitetin në vend që në momentin kur gjëja ndodhi dhe zgjodhi të vërtetën e zotit Berisha dhe të vërtetën që ajo besonte. Se ishte ajo… pra Sali Berisha për ta nuk ishte njeriu që duhej shpallur non grata se kishte minuar demokracinë.

Shumica e demokratëve dhe jo vetëm, e kanë parë sesi Sali Berisha ishte i njëjti që në 2011-ën kur ish-sekretarja amerikane e shtetit erdhi në Shqipëri, deklaroi që ‘në qoftë se do të shikoni një model të vendit ku funksionon demokracia, shkoni në Shqipëri’.

Dhe ishte Shqipëria kur kryeministër kishte Sali Berishën. Nuk është dëgjuar ndonjëherë mbas asaj kohe që të vijë një sekretar amerikan shteti dhe të thotë që ‘në qoftë se doni të shikoni një model demokracie, shkoni në Shqipëri’.

Ama, vihet re qartë që raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit që pas vitit 2013 kanë ardhur duke u përkeqësuar dhe sot mungon vetëm termi zyrtar për ta përcaktuar atë çka vetë raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit e përshkruajnë Shqipërinë, që është praktikisht një narkoshtet.’, u shpreh gazetari Bledian Koka 

Advertisement