Kronike
E rëndë në Korçë, vëllai plagos vëllain me sëpatë! Ngjarja pas një konflikti brenda banesës
Një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në lagjen nr. 13 të Korçës.
Ngjarja ka ndodhur brenda banesës, ku pas agravimit të konfliktit, njëri prej vëllezërve dyshohet se ka goditur me sëpatë tjetrin.
I plagosuri ka marrë dëmtime në shpatull dhe është transportuar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, autori është larguar nga banesa, por është kapur pak minuta më vonë nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e konfliktit dhe për të zbardhur motivet që çuan në përshkallëzimin e tij.