Connect with us

Aktualitet

“Ky vend është i imi”/ Policia Bashkiake aksion në Durrës, liron parkimet e zëna me forcë

Policia Bashkiake e Durrësit ka ndërmarrë një aksion në disa rrugë dhe lagje të qytetit për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme si parkime.

Gjatë aksionit janë larguar pengesa të vendosura nga individë për të rezervuar hapësira parkimi, ndërsa sipas policisë bashkiake, për këtë qëllim përdoren kone plastike, goma, hekura dhe mjete të tjera.

Drejtori i Policisë Bashkiake të Durrësit, Flamur Gjuzi, ka paralajmëruar se personat që do të vijojnë të zënë hapësirat publike do të përballen me masat e parashikuara nga ligji.

Aksioni synon rikthimin e hapësirave publike në përdorim të përbashkët dhe shmangien e praktikës së rezervimit të vendeve të parkimit përmes pengesave të vendosura në rrugë.

Paralelisht me kontrollet, Policia Bashkiake ka nisur edhe evidentimin e zonave që mund të përcaktohen për parkimin e automjeteve të banorëve rezidentë në lagje dhe rrugë të ndryshme të Durrësit.

Sipas bashkisë, përcaktimi i këtyre hapësirave synon t’u krijojë banorëve rezidentë mundësi më të rregullta parkimi, ndërsa hapësirat publike të mos përdoren më në mënyrë individuale.

Advertisement