Connect with us

Pinknews

Motra e Laurent Krasniqit me dedikim rrëqethës: Nuk e di si kam me vazhdoj jetën pa ty

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Laurent Krasniqi, është përcjellë ditën e djeshme për në banesën e fundit, pasi humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor. Lajmi për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta ka prekur thellë miqtë, të afërmit dhe mijëra ndjekës që e ndiqnin në rrjetet sociale.

Por dhimbja më e madhe është ajo e familjarëve, të cilët janë tronditur nga humbja e djalit të tyre në moshë kaq të re. Pas ceremonisë së varrimit, motra e Laurentit e ka kujtuar vëllain e saj përmes një fotografie, të cilën e ka shoqëruar me disa fjalë prekëse.

“Oj dashnia e motrës që ma thajte shpirtin, s’di qysh kom me vazhdu me jetu pa ty, vllau jem”, ka shkruar ajo, duke përcjellë dhimbjen e madhe që ka lënë kjo tragjedi në familjen e tyre.

Dhimbja e madhe ka prekur familjen e Laurent Krasniqit, motra e tij me dedikim
Advertisement