Connect with us

Bota

Putin ndal goditjet mbi kiev për 72 orë/ SHBA futet mes Moskës dhe Kievit

Pas më shumë se katër vitesh luftë, një tjetër përpjekje diplomatike amerikane po zhvillohet mes Moskës dhe Kievit.

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një pezullim 72-orësh të goditjeve ruse ndaj Kievit, ndërsa të dërguarit amerikanë zhvillojnë një mision diplomatik mes Rusisë dhe Ukrainës.

Edhe Ukraina ka pranuar pezullimin e sulmeve ajrore gjatë kësaj periudhe.

Por duhet bërë një dallim thelbësor:

NUK KEMI ENDE ARMËPUSHIM TË PËRGJITHSHËM.

Bëhet fjalë për një pauzë të kufizuar, ndërsa luftimet dhe mosmarrëveshjet themelore mes dy vendeve mbeten.

Në qendër të lëvizjeve diplomatike janë të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët po zhvillojnë kontakte me Moskën dhe Kievin në kuadër të përpjekjeve të administratës së Donald Trump për një marrëveshje që mund të çojë drejt përfundimit të luftës.

Por pyetja e madhe mbetet:

A ËSHTË PAUZA 72-ORËSHE HAPI I PARË DREJT PAQES APO VETËM NJË PUSHIM I PËRKOHSHËM PARA RIKTHIMIT TË LUFTËS?

Përgjigjja do të varet nga ajo që ndodh pas përfundimit të 72 orëve dhe, mbi të gjitha, nga kushtet që Moska dhe Kievi janë të gatshëm të pranojnë në tryezën e negociatave.

Pas viteve me bombardime, viktima dhe miliona njerëz të zhvendosur, 72 orë heshtje nuk janë paqe.

Por mund të tregojnë nëse ekziston ende një rrugë drejt saj.

 

Advertisement