Connect with us

Aktualitet

Zjarri masiv në Levan të Fierit, banorët të përlotur: Të gjendet ai që i vuri flakën dhe të dënohet

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj në fshatin Levan të Fierit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pronën e një banoreje. Si pasojë e flakëve janë shkrumbuar 57 pemë ulliri.

Banorja e prekur nga zjarri ka bërë apel për identifikimin dhe ndëshkimin e personit përgjegjës, duke kërkuar që autori të gjendet dhe të përballet me drejtësinë.

“Duhet të gjendet ai që i vuri flakën dhe të dënohet”, është shprehur ajo, duke theksuar dëmin e shkaktuar nga zjarri në pronën e saj.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit që mund të jetë përgjegjës për zjarrin.

Advertisement