Pinknews
Suprizon Renato Mekolli, i propozon partneres i ulur në gjunjë
Këtë herë jo për bëmat në ‘Hell’s Kitchen’, por për një propozim për martesë. Shpesh është shfaqur provokues dhe flirtues me vajzat, por shumë pak ka folur për jetën e tij sentimentale. Në tetor të vitit që lamë pas, shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli pranoi se është në një lidhje dashurie.
Më pas ai nuk ka folur më rreth kësaj çështjeje, duke mos zbuluar asnjë detaj për partneren. Kohët e fundit në postimet e tij në Instagram, shihet se po kalon disa pushime në Kaliforni. Nuk është vetëm, pasi në videot e tij shfaqet zëri i një vajze herë pas here.
Mëngjesin e sotëm ai surpriozon me foton: i ulur në gjunjë, me unazën në dorë dhe nga ana tjetër duket gjysmë-portreti i vajzës ose ta themi ndryshe, dashurisë ‘sekrete’ të Renatos.
Vëmë re që ai nuk ka vendosur asnjë përshkrim në foto, përveç tre pikave, të cilat nënkuptojnë një vazhdimësi.