Sport
Champions League/ Haaland ‘nderon’ dy herë Manchester Cityn ndaj Portos në transfertë
Manchester City ka marrë tri pikë në transfertën ndaj Portos, falë dy golave të Erling Haaland në minutat 47’ dhe 90+1’.
Sulmuesi norvegjez ishte vendimtar për skuadrën angleze, e cila e menaxhoi avantazhin deri në fund dhe e nisi me sukses fushatën europiane.
Borussia Dortmund ka mundur Villarrealin 3-2 në një ndeshje me pesë gola në pjesën e dytë.
Ndërkohë Real Betis ka siguruar një fitore spektakolare 3-2 në transfertën ndaj Lille.
Në sfidat e orës 18:45, AEK Athinë mposhti 1-0 LASK-un, ndërsa Aston Villa fitoi 3-2 në transfertë ndaj Club Brugge, duke e nisur gjithashtu me sukses rrugëtimin në Champions League.
REZULTATET:
Real Madrid 2-1 Inter
Mbappe 14′, Valverde 23’ / Carlos Augusto 77′
Goli i Augustos (Video)
Goli i Valverdes (Video)
Goli i Mbappe (Video)
Porto 0-2 Manchester City
Haaland 47′, 90+1′
Goli i dytë i Haaland (Video)
Goli i parë i Haaland (Video)
Dortmund 3-2 Villarreal
Veiga (A.G) 53′, Guirassy 80′, (P) 85′ / Mourino 66′, Guirassy (A.G) 90+4′
Lille 2-3 Real Betis
Ueda 12′, Alexsandro 36′ / Bartra 33′, 49′, Parrot 53′
