✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

SPAK I DHA PUBLIKUT VETEM SHKUMEN E TORTES/ KIKIA: HISTORIA, NJE POKER SPIUNESH

Analisti Mentor Kikia e cilësoi protestën qytetare si një nga protestat më jetëgjata dhe më të qëndrueshme në vend, ndërsa u ndal edhe te çështja e SHISH, për të cilën kërkoi një hetim të plotë nga drejtësia.

Kikia deklaroi se protesta tashmë ka hyrë në histori për shkak të kohëzgjatjes së saj dhe vijon të mbetet pjesë e debatit publik dhe politik në vend.

Sipas analistit, fakti që protesta vijoi edhe gjatë muajit gusht bëri të mundur ruajtjen e energjisë së saj, pavarësisht zhvillimeve të tjera në skenën politike.

“Protesta është shndërruar në një lloj institucioni. Ajo vazhdon të mbetet një referim i lajmeve, një referim për debatin politik. Gjatë muajit gusht protesta mbeti në këmbë dhe ishte si një pishtar për të mbajtur zjarrin ndezur dhe unë mendoj që ia doli. Në aktualitetin politik në Shqipëri me gjithë zhvillimet që u prodhua edhe me nisjen e protestës në ditët e fundit të majit dhe fillimit të qershorit, me skandalet që kanë pasuar, apo ndryshimet që protesta i ka bërë mjedisit politik, ajo që vihet re është mungesë e prezencës e asaj që e quajmë elita shoqërore. Ajo që prodhon ndihmë është inteligjenca e shoqërisë, njerëzit që udhëheqin mendimin shoqëror dhe që në momente të caktuara flasin, fjala e tyre ka peshë…por për fat të keq në Shqipëri mungon kjo lloj shtresë.”, tha Kikia.

Kikia ngriti gjithashtu shqetësimin për atë që e konsideron mungesë të përfshirjes së elitës shoqërore dhe intelektuale në zhvillimet aktuale. Sipas tij, shoqëria ka nevojë për zërin e njerëzve që ndikojnë në formësimin e mendimit publik.

Gjatë intervistës, analisti u ndal edhe te çështja që lidhet me SHISH dhe pretendimet e bëra publike për ish-drejtuesen e institucionit, Vlora Hyseni.

Kikia tha se bëhet fjalë për një çështje me rëndësi shtetërore, e cila, sipas tij, duhet të hetohet në mënyrë të plotë nga organet e drejtësisë. Ai theksoi se informacionet e bëra publike deri tani nuk janë të mjaftueshme për të krijuar një panoramë të plotë të dosjes.

Advertisement