Aktualitet
Bllokoni vendin/ Shpërthen revolta në burgun italian, shqiptarët përplasen me policinë
Një revoltë shpërtheu mbrëmjen e djeshme në burgun Don Bosco në Pisa të Italisë, pasi të burgosurit pretenduan se kishin zbuluar pajisje përgjimi dhe pajisje të tjera elektronike të fshehura në qelitë e tyre.
Rreth 40 të burgosur, mes tyre edhe shtetas shqiptarë, morën nën kontroll një prej reparteve të burgut dhe u barrikaduan brenda tij. Ata kërkuan të takonin komandantin e policisë penitenciare dhe drejtoreshën e institucionit.
Sipas pretendimeve të tyre, një ditë më vonë, në qeli u zbuluan pajisje përgjimi dhe mjete të tjera elektronike, të cilat, sipas të burgosurve, ishin vendosur për qëllime hetimore.
Transmetimi në rrjetin social u ndoq nga rreth 15 mijë persona, përpara se të ndërpritej. Në pamjet e publikuara, të burgosurit shfaqeshin me fytyra të zbuluara. Ata pretenduan gjithashtu se ishin goditur me shkopinj gome nga efektivët e policisë penitenciare.
Situata u tensionua më tej kur në video dëgjohen disa prej të burgosurve shqiptarë duke paralajmëruar njëri-tjetrin për afrimin e forcave të policisë.
Dhjetëra efektivë të policisë italiane, karabinierë dhe pjesëtarë të policisë penitenciare ndërhynë në burg për të rikthyer kontrollin mbi situatën.
Jashtë institucionit u mblodhën edhe familjarë dhe miq të të burgosurve, ndërsa brenda burgut u raportuan përleshje mes disa të dënuarve dhe forcave të ndërhyrjes.
Disa ambulanca hynë në ambientet e burgut për t’u dhënë ndihmë personave që kishin nevojë për trajtim mjekësor.