✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

SKANDALI I VIDEOVE/ CURRI: PAS 18 VIDEOVE FSHIHET NJE LUFTE PËR 2 MILIONE EURO

Arjan Curri foli për pasojat e videove intime të disa personazheve publike që kanë qarkulluar ditët e fundit.

Curri tha se ka ende 18 video që janë aktive në një faqe pornografike teksa shprehu se sipas informacioneve të tij janë dy grupe që luftojnë për të shtier në dorë gati 2 milionë euro, që janë fonde të festivaleve, të emisioneve reality që marrin edhe fonde shtetërore, të festivalit kombëtar dhe të Eurovizionit.

Më tej ai tha senjëri është grupi që kemi parë këto ditë, ndërsa grupit tjetër do t’i dalin videot në ditët në vijim.

“Ka përfituar politika e para sepse një skandal i madh mbulohet me një skandal ende më të madh. E dyta dhe për mu s’kemi hyrë akoma në thelb, se ne rrimë, jo kamera, jo kush e shpërndau. Ato janë akoma 18 video, pra si mund të shkojnë 18 vajza në studio dhomën e dikujt që janë akoma aktive. Janë një faqe pornografike online, 18 video. Mund të them dhe faqen, por pastaj i bie që të shkojnë njerëzit atje.

Pra 18 vajza që shkojnë atje, duan dhe ato të përfitojnë, sepse nëse ato vajza do të bënin një zanat të thjeshtë, do zgjidhnin një rrugë tjetër. Tani unë nuk dua t’i gjykoj se pse zgjedhin atë rrugë, nuk e di. Përfiton ai që i filmon, sepse ushtron pushtet, ushtron dhunë dhe i ka të rekrutuara për jetë si skllave seksi, sigurisht këto me dëshirë kanë shkuar në fillim, por me djallin kështu është, sa të firmosësh kontratën, nuk del dot më. E fundit fare sipas informacioneve që kam unë, përfitojnë dy grupe kryesore, që duan të shtien në dorë gati 2 milionë euro, që janë fonde të festivaleve, të emisioneve reality që marrin edhe fonde shtetërore, pra këto të fëmijëve, emisionet e artit, të festivalit kombëtar dhe të Eurovizionit, janë 2 milionë euro çdo vit. Dhe për të shtënë në dorë këto 2 milionë euro, sipas informacioneve të mija, dy janë grupet që luftojnë me njëra-tjetrën, njëri është grupi që kemi parë këto ditë dhe një është grupi që do t’i dalin videot në ditët në vazhdim”, u shpreh Curri.

Advertisement