✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

PROKURORET KUNDER NDRYSHIMEVE TE RAMES

Shoqata e Prokurorëve kundërshton një pjesë të ndryshimeve të propozuara në Kodin e Procedurës Penale, duke paralajmëruar se kufizimi i kompetencave të prokurorëve dhe shtimi i barrierave procedurale mund të ngadalësojnë hetimet.

Në një reagim zyrtar, Shoqata shprehet se mbështet përmirësimin e sistemit të drejtësisë dhe forcimin e garancive për të drejtat e të pandehurve, por ngre shqetësime për disa prej ndryshimeve të propozuara.

Sipas prokurorëve, projektligji rrezikon të kufizojë mjetet e hetimit, përfshirë kontrollet, sekuestrimet dhe përgjimet, duke ndikuar veçanërisht në hetimet për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Shoqata paralajmëron gjithashtu për kufizimin e informimit publik dhe cenimin e sekretit hetimor.

Në reagim theksohet se ndryshimet duhet të bazohen në një analizë të plotë të problematikave të konstatuara në praktikë dhe se procesi i konsultimit publik duhet të jetë gjithëpërfshirës.

Prokurorët argumentojnë se ndërhyrjet në Kod nuk duhet të dobësojnë rolin e prokurorit në drejtimin e hetimeve, ndërsa kontrolli gjyqësor duhet të mbetet një mekanizëm garantues.

Shoqata kërkon që ndryshimet të jenë në përputhje me arkitekturën e Reformës në Drejtësi dhe të mos krijojnë fragmentim të kompetencave apo pasiguri në zbatimin e ligjit.

Advertisement