✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Fotoja e Ramës me Trump/ Ironia e Murrizit: Si dasmorët që presin radhën te çifti

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar fotografinë e publikuar nga kryeministri Edi Rama me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke e krahasuar atë me fotografitë që të ftuarit bëjnë me çiftin gjatë një dasme.

Reagimi i Murrizit vjen pasi Rama publikoi në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet së bashku me bashkëshorten Linda Rama dhe Presidentin amerikan Donald Trump. Fotografia është realizuar gjatë qëndrimit të kryeministrit në Shtetet e Bashkuara.

Në reagimin e tij, Murrizi e krahason skenën me një dasmë, ku çifti qëndron në një vend të caktuar dhe të ftuarit afrohen me radhë për të realizuar fotografitë.

“Fotografia e Ramës me Presidentin Trump si fotografitë e dasmorëve me çiftin në dasmë. Pra çifti rri tek vendi i vet dhe dasmorët shkojnë me radhë për foto”, shkruan Murrizi.

Sipas ish-deputetit, pas dasmës të ftuarit ruajnë fotografinë si kujtim të pjesëmarrjes së tyre, ndërsa çifti mund të mos mbajë mend të gjithë personat me të cilët ka pozuar.

Ai shprehet me tone të ashpra se ky është një model që ka karakterizuar politikën shqiptare prej 36 vitesh, duke akuzuar politikanët se kërkojnë të përdorin fotografitë me zyrtarë të lartë të SHBA-së apo Bashkimit Europian për të krijuar perceptimin e marrëdhënieve të ngushta me ta.

“Fotografia e Ramës me Presidentin Trump si fotografitë e dasmorëve me çiftin në dasëm.

Prej 36 vitesh modeli i politikanëve të pështirë e inferiorë që vdesin për foto e pastaj foton duan ta shesin si “miqësi e ngushtë” për të treguar se janë mender lidera të mëdhenj të çdo politikani në USA apo BE që në fakt atyre nuk ju plas fare po fare për çdo klloun e servil ordiner nga politika shqiptare”, shkruan Murrizi.

Advertisement