✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Ngacmonte vajza të miturat pranë shkollës? Lirohet këngëtari fierak

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për këngëtarin fierak Erind Xhaferaj, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë lidhur me akuzat për ngacmimin e vajzave të mitura pranë një shkolle në Fier.

Prokuroria kishte kërkuar vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës “arrest në shtëpi” për Xhaferajn. Pas shqyrtimit të çështjes, gjykata pranoi të dyja kërkesat e organit të akuzës.

Në arsyetimin e vendimit, gjyqtari ka vlerësuar se ekzistonin kushtet dhe rrethanat për caktimin e një mase më të rëndë sigurie, konkretisht “arrest në burg”. Megjithatë, gjykata nuk mund të caktonte një masë më të rëndë se ajo e kërkuar nga Prokuroria, duke iu referuar nenit 224, pika 3 të Kodit të Procedurës Penale.

Në këto kushte, Xhaferaj do të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërsa hetimet për rrethanat e ngjarjes vijojnë.

Advertisement