✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

“Duan tutorin më shumë se veten”/ Spahiu kritikon Eli Farën: E mbrojti Adi Hilën në polici

Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me deklaratat e Eli Farës pas publikimit të materialeve intime, duke shprehur mbështetje për të drejtën e saj për privatësi, por duke kritikuar qëndrimin që, sipas tij, ajo ka mbajtur përballë policisë.

“Eli Fara ka 99% të drejtë që të gjithë duhet të respektojnë lirinë e saj”, shkruan Spahiu, ndërsa më tej e cilëson si “të tmerrshme” atë që ai e përshkruan si mbrojtjen e një alibie lidhur me personin që ka filmuar dhe publikuar materialet.

Në reagimin e tij, Spahiu shkon më tej duke deklaruar se, sipas tij, duke mbrojtur këtë version, Eli Fara është bërë “bashkëpunëtore”. Ai shton se qëndrimi i saj ka ndikuar edhe në mënyrën se si ai e sheh çështjen.

“Deri dje isha me 15 gratë viktima. Sot jam me 14”, shkruan Spahiu, duke iu referuar grave të përfshira në debatin publik.

Në fund të reagimit, ai shpreh dëshirën që gratë e tjera të përfshira në këtë situatë të flasin dhe të vendosin të mbrojnë veten përballë personave që ai i cilëson si “tutorë dhe dhunues”.

Deklaratat e Spahiut janë qëndrimi i tij personal dhe nuk përbëjnë një konstatim zyrtar mbi përgjegjësinë e Eli Farës apo personave të tjerë të përfshirë në çështje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kreshnik Spahiu (@spahiukreshnik_)

Advertisement