✦
Thinking ...
Connect with us

Sport

Maran fajëson arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

Pas humbjes 2-1 ndaj Finlandës, trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, u shpreh i zhgënjyer me rezultatin, duke deklaruar se skuadra e tij meritonte më shumë.

Në deklaratën pas ndeshjes, Maran vlerësoi reagimin e kuqezinjve edhe pse luajtën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Etrit Berishës.

“Meritonim një rezultat shumë të mirë. Meritonim edhe fitoren, edhe pse luajtëm me 10 lojtarë. U penalizuam nga kartoni i kuq, por skuadra reagoi mjaft mirë”, tha Maran.

Trajneri italian iu referua edhe vendimeve të arbitrit, të cilat sipas tij ndikuan në ecurinë e ndeshjes.

“Duhet t’i përmirësojmë disa gjëra. Por një paraqitje e tillë na bën të ecim përpara. Na penalizuan edhe disa vendime arbitrare që janë disi të pakuptueshme. Gjithsesi ne vazhdojmë të ecim përpara”, u shpreh ai.

Maran foli edhe për rolin e Rey Manajt në sulm, duke theksuar se prania e tij në fushë do t’i kishte dhënë më shumë mundësi skuadrës.

“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Na duhej Manaj në fushë, sepse është gjithmonë në kontakt me topin. Mund të shfrytëzonim dhe hapësirat që krijonte Muçi. Na penalizoi ndeshja, prandaj zëvendësuam edhe Hoxhën”, përfundoi trajneri i Shqipërisë.

Advertisement